Ukraina ka pretenduar fitime të mëdha territoriale që nga fillimi i muajit, shumica e këtij përparimi besohet të jetë në rajonin e Kharkiv.
Kjo ka dhënë përshtypjen se Ukraina po i shtyn pa mundim forcat ruse nga territori që ata kanë kontrolluar për më shumë se gjashtë muaj. E vërteta, në mënyrë të pashmangshme për një zonë lufte, është shumë më pak e qartë.
CNN-it iu dha akses ekskluzive në Kupiansk, vetëm një ditë pasi u shfaqën fotografitë që tregonin ushtarë që ngrinin flamurin ukrainas në çatinë e ndërtesës komunale të qytetit.
Më në perëndim, disa fshatra janë rivendosur plotësisht në qetësi, si në Zaliznychne të rajonit të Kharkiv, i çliruar javën e kaluar. Atje, lufta duket se ka qenë shumë më pak e dhimbshme.
“As që e prisja që do të ishte kaq shpejt” thotë 66-vjeçari Oleksandr Verbytsky, i cili ishte dëshmitar i tërheqjes së rusëve. “Shkova në dyqan dhe kur u ktheva, të gjithë po iknin. Rusët kaluan me makinë nëpër varreza për të ikur. Mund ta imagjinoni?”/UBTNews/