Ka ndërruar jetë si pasojë Covid një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër Green Pass, maskave dhe vaksinave. 57-vjeçari Hai Shaulian, kohët e fundit kishte postuar një fotografi të tij në Facebook nga spitali Holon, ku ishte i lidhur me ventilatorin e mushkërive.
“Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më zhdukin”, thuhet në mbishkrimin e imazhit.
Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid.
Në mesazhin e fundit të publikuar në mediat sociale, ai shkroi: “Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Unë nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme”.
Shaulian më pas shtoi: “Green Pass nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”.