Kremlini ka kritikuar Poloninë dhe Sllovakinë për premtimin e avionëve luftarakë për Ukrainën.
Të dy vendet kanë premtuar avionë luftarakë MiG-29 gjatë 24 orëve të fundit.
Kremlini tha se avionët do të shkatërrohen dhe nuk do të bëjnë ndryshim në rrjedhën e konfliktit.
“Gjatë operacionit të posaçëm ushtarak, e gjithë kjo pajisje do t’i nënshtrohet shkatërrimit”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
“Duket sikur të gjitha këto vende janë angazhuar kështu në asgjësimin e pajisjeve të vjetra të panevojshme”, tha Peskov./UBTNews/