Tre astronautë kinezë u rikthyen të shtunën në tokë pas 183 ditësh në hapësirë, duke i dhënë fund misionit më të gjatë të ekuipazhit të Kinës, ndërsa ajo vazhdon rrugëtimin e saj për t’u bërë një fuqi e madhe hapësinore.
Anija kozmike Shenzhou-13 ishte misioni i fundit në përpjekjen e Pekinit për të rivalizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi zbarkoi një rover në Mars dhe dërgoi sonda në Hënë.
Dy burra dhe një grua — Zhai Zhigang, Ye Guangfu dhe Wang Yaping — u kthyen në Tokë pak para orës 10:00 të mëngjesit me orën e Pekinit (0200 GMT), pas gjashtë muajsh në modulin kryesor Tianhe të stacionit hapësinor të Kinës, Tiangong./UBTNews/