Qeveria zvicerane mori vendim që 5.5 milionë doza të kësaj vaksine të shpërndahen.
Zvicra do të dhurojë plus 3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në programin ndërkombëtar Covax, i cili ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, transmeton albinfo.ch.
Qeveria urdhëroi 5.5 milionë doza të kësaj vaksine në fillim, por, pasi ajo nuk është përdorur ende, sepse agjencia e rregullimit të ilaçeve, Swissmedic, nuk e ka miratuar atë për shkak të të dhënave të pamjaftueshme, Zvicra ka vendosur që këtë vaksinë ta shpërndajë në total për vendet e varfra.
Sipas Qeverisë, arsyeja kryesore është moskonfirmim i përdorimit të kësaj vaksine dhe dyshimet e saj për efektin e plotë te popullata e vendit.
Vaksinat e vetme të administruara në Zvicër janë Moderna dhe Pfizer-BioNTech. Dy të tjerë, Curevac dhe Novavax, ende nuk janë dorëzuar ose aprovuar nga Swissmedic, shkruan mediat zvicerane.