UBT News

“Aspak mëshirë” për protestuesit iranianë, ndërsa demonstratat masive vazhdojnë

Deputetët iranianë i kanë kërkuar gjyqësorit të vendit që të “mos tregojë butësi” ndaj protestuesve në një letër të cituar nga Press TV shtetëror të dielën, pasi mijëra njerëz vazhdojnë të mblidhen në rrugë pavarësisht kërcënimit për arrestim.

Republika Islamike po përballet me një nga shfaqjet më të mëdha dhe të paprecedentë të mospajtimit pas vdekjes së Mahsa Aminit, një 22-vjeçare kurde iraniane e arrestuar nga policia e moralit me pretendimin se nuk e mbante hixhabin e saj siç duhet.

Në një letër të hapur të nënshkruar nga 227 nga 290 anëtarët e Parlamentit të Iranit, Press TV raporton se ligjvënësit u bëjnë thirrje protestuesve që t’u jepet një “mësim i mirë” për të penguar të tjerët që kërcënojnë autoritetin e qeverisë iraniane.

“Ne, përfaqësuesit e këtij kombi, kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e shtetit, përfshirë drejtësinë, që të trajtojnë ata që kanë bërë luftë (kundër islamit) dhe kanë sulmuar jetën dhe pronën e njerëzve si DAESH, në një mënyrë që do t’u shërbejë si një mësim i mirë në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në letër sipas Press TV – televizion ky i drejtuar nga shteti, duke shtuar “mos tregoni asnjë butësi ndaj askujt në këtë drejtim”.

Irani ka akuzuar të paktën 1,000 njerëz në provincën e Teheranit për përfshirjen e tyre të supozuar në protestat mbarëkombëtare për vdekjen e Aminit, shfaqja më e madhe e tillë e mospajtimit në vite, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Gjyqet e tyre janë publike dhe kanë nisur prej më shumë se një javë./UBTNews/

Exit mobile version