UBT News

Asnjëherë mos i merrni këto suplemente në mbrëmje

Miliona njerëz marrin vitamina çdo ditë për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm, por disa vitamina nuk do të kenë një efekt pozitiv nëse merren në kohën e gabuar të ditës.

Suplementet janë të domosdoshëm sidomos nëse nuk jeni duke mbajtur një dietë të duhur, shpjegojnë ekspertët.

Për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës, ne hamë ushqime të përpunuara që nuk janë të pasura me lëndë ushqyese, shkruan Eatthis.

Megjithatë, para se të merrni suplemente, duhet të flisni me mjekun tuaj, i cili do t’ju rekomandojë se cilat suplemente duhet të merrni dhe në cilën orë të ditës, këshillojnë ekspertët.

Vitamina B

Ekzistojnë tetë grupe të vitaminave B, secila prej të cilave ka një rol të rëndësishëm në energjinë dhe ruajtjen e shëndetit të qelizave. Vitaminat B rekomandohen të merren në mëngjes sepse, për shembull, vitamina B6 mund të ndikojë në cilësinë e gjumit nëse merret në mbrëmje.

Vitamina D dhe kalciumi

Kalciumi dhe vitamina D së bashku përthithen më mirë dhe është më mirë të merren gjatë ditës me vakte të mëdha. Përkatësisht, gjatë natës rritet melatonina, e cila nxit gjumin dhe marrja e vitaminës D mund të prishë gjumin.

Vaj peshku

Vaji i peshkut është i shëndetshëm për të gjithë, por nëse merret në kohën e gabuar mund të ketë pasoja negative. Ai është i pasur me yndyrë, kështu që marrja e tij para se të shkoni në shtrat mund të shkaktojë dispepsi dhe urth.

Hulumtimet tregojnë se përthithet më së miri në mëngjes me një mëngjes ose drekë që përmban yndyra të shëndetshme.

Kafeina

Duke qenë se kafeina është një stimulues, nuk është mirë të konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë kafeinë në mbrëmje, pasi që ato mund të shkaktojnë pagjumësi.

Për të shmangur një natë të shqetësuar, përveç suplementeve, shmangni pirjen e kafesë, çajit jeshil, kakaos dhe të ngjashme para se të shkoni në shtrat.

Exit mobile version