Policia Rajonale e Mitrovicës ka thënë se gjatë vitit 2020 nuk është shënuar asnjë vrasje në rajon që ajo e mbulon.
“Sa i përket rasteve të veprës penale ’vrasje’ gjatë vitit 2020 nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug. Krahasuar me vitin paraprak, rënie të veprave penale kanë shënuar veprat ( grabitje për -36%, lëndime të lehta trupore -26%, vjedhje të rënda -3,5%, sulm ndaj personit zyrtar -53%, falsifikim i parasë -30%). Ndërsa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor rënie të rasteve kanë shënuar aksidentet me lëndime -18%, rrezikim i trafikut publik -43%”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Mes tjerash në njoftim, PK-ja njofton që janë konfiskuar 116 armë dhe municion mbi 10 mijë e 800 copë të llojeve të ndryshme.