UBT News

Asnjë viktimë dhe 69 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

69 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit kurse nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 567 raste aktive, kurse 99 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 814 mijë e 540 doza të vaksinës.

Deri më sot 816 mijë e 688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë si dhe janë dhënë 97 mijë e 857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër virusit COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version