UBT News

“Asnjë shenjë që Ukraina do të largojë trupat nga Bakhmut”

Nuk ka shenja që trupat e Ukrainës janë gati për t’u tërhequr nga Bakhmuti dhe situata qëndron “e vështirë” atje, tha lideri i Donetskut — i mbështetur nga Rusia.

Duke folur në një intervistë në TV shtetëror, Denis Pushilin, tha se nuk ka shenja të largimit.

“Situata në Artyomovsk vazhdon të jetë komplekse dhe e vështirë”, tha ai.

“Domethënë, ne nuk shohim se ka ndonjë premisë që armiku thjesht do të tërheqë njësitë”./UBTNews/

Exit mobile version