Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk u shënua asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 55.
Në 24 orët e fundit janë dhënë tri doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 424 doza të vaksinës./UBTNews/