Asnjë qytetar gjatë 24 orëve të fundit nuk është infektuar me virusin korona. Numri i të shëruarve është 11.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 32 mostra të dyshuara për COVID-19.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 24 doza të vaksinës.