Asjë rast i vdekjes nga koronavirusi nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.
Në Kosovë janë shëruar edhe 180 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 695./UBTNews