Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar të premten se për herë të parë që nga fillimi i pandemisë me koronavirus, Klinika Infektive e QKUK-së nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.
Sipas njoftimit, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë një pacient i konfirmuar me COVID-19. Sa i përket pacientëve post-COVID, Klinika Infektive po i trajton tre të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.
Rastet ditore me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm muajve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të enjten janë regjistruar 19 raste pozitive me koronavirus.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 434.