UBT News

Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19. Ai ka falënderuar stafin mjekësor për kontributin e palodhshëm në luftën ndaj COVID-19.

“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm. Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version