UBT News

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar i pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili në një shkrim në Facebook u shpreh se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në vend, ka rënë në zero. Zemaj ka kërkuar të vazhdojë ky përkushtim maksimal.

Ai ka vizituar sot komunën e Junikut, ku u takua me të parin e kësaj komune, Agron Kuçi, me të cilin ka biseduar rreth situatës aktuale me COVID-19.

“Përkitazi rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, bidesuam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune.Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor. Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare dhe Biokimi klinike.Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version