Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit u kryen 711 testime, 33 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Zemaj njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u shëruan edhe 46 qytetarë./UBTNews