UBT News

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 46 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë s’është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19. Këtë e ka konfirmuar i pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili bëri të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19 nga 580 testime të bëra.

Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna.

“Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë! Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version