Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili konfirmoi se janë regjistruar 42 raste të reja me COVID-19.
“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews