UBT News

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja dhe 130 pacientë të shëruar. 

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime. 

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2 mijë e 380./UBTNews

Exit mobile version