Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili njoftoi se sot u shënuan 77 raste pozitive me COVID-19.
“Ndërsa sot, Kosova po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 77.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews