Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa bëri të ditur se janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19.
“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews