Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik informon se janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.”, njofton IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 263 nga 82 mijë e 678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes./UBTNews