Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar dhjetë raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 116 pacientë. Kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 627.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 674 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës./UBTNews