Asnjë i vdekur dhe dhjetë raste të reja pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 165.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8 mijë e 517 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189 mijë e 6 doza të vaksinës./UBTNews