Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste pozitive nga testimi i 2 mijë e 733 mostrave.
Në Kosovë janë shëruar edhe 177 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 43.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2 mijë e 318 persona kundër COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 67 mijë e 94./UBTNews