UBT News

Asnjë i vdekur, 18 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste pozitive nga testimi i 2 mijë e 325 mostrave.

Në Kosovë janë shëruar edhe 239 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 822.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2 mijë e 595 persona, kurse numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 69 mijë e 686./UBTNews

Exit mobile version