UBT News

“Asnjë grua nuk duhet të vdesë më”: Eurodeputetët kritikojnë ndalimin e abortit në Poloni

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan sot një rezolutë që dënon ndalimin pothuajse total të abortit nga Polonia dhe i bëri thirrje Varshavës që të sigurojë që asnjë grua tjetër të mos vdesë si rezultat i këtyre kufizimeve, përcjell UBT News.

Në rezolutën – e miratuar me 374 vota pro, 124 kundër dhe 55 abstenime – eurodeputetët “përsëritën dënimin e tyre të fortë të vendimit të paligjshëm të Gjykatës Kushtetuese të 22 tetorit 2020 që vendos një ndalim pothuajse të plotë të abortit dhe duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e grave”.

Ligjvënësit gjithashtu “i bënë thirrje qeverisë polake të sigurojë që të mos vdesin më gra për shkak të këtij ligji kufizues”. Kjo vjen pasi në fillim të këtij muaji u zbulua se një grua shtatzënë 30-vjeçare, e quajtur Izabela, humbi jetën nga shoku septik.

Aktivistët pretendojnë se mjekët e saj nuk kryen një abort për të shpëtuar jetën, duke pritur që fetusi të vdiste, kjo për shkak të legjislacionit./UBTNews/

Exit mobile version