UBT News

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vritet”

Një zyrtar i OKB-së në Gaza ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe një i porsalindur.

“Asnjë fëmijë në botë nuk duhet të vritet, e lëre më një strehë nën stemën e një organizate humanitare”, tha Gemma Connell, një udhëheqëse e ekipit për Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Gaza. “Kjo luftë duhet të marrë fund”./UBTNews/

Exit mobile version