Pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin në Moskë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve: “Askush nuk po sulmon Rusinë. Është absurditet të thuhet se Rusia ishte nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër”.
Edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu përgjigj fjalimit të Putinit me fjalë të njëjta.
“Askush nuk po sulmon Rusinë”, tha Stoltenberg, “Rusia është agresori”./UBTNews/