UBT News

ASK: Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë edhe për vitin 2022 me punësim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e fuqisë punëtore për vitin 2022. Sipas statistikave, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë, janë popullsi në moshë pune.
Këtë vit ky numër shënoi rënie, me 36 269 më pak se në vitin paraprak.

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 3,5% kurse përqindja e femrave ishte 1,9% më e lartë se në vitin paraprak. Ndërkaq, këtë vit dallon edhe shkalla e punësimite cila ishte 2,7% më e lartë sesa në se në vitin e kaluar. Nga statistikat shihet se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

“Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 19,3%, ndërtimtaria
11,0%, arsimi me 10,8%, prodhimi me 8,9%, administrata publike dhe mbrojtja me 8,1%, etj.
Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,6% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë,prodhimit, aktivitete akomodimi dhe shërbimesh ushqimi dhe administratë publike dhe mbrojta, me60,6%”,
thuhet në raport.

Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovë është 12.6 %.

Exit mobile version