Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për tremujorin e katërt (TM4) 2023. Sipas ASK-së, është rritur numri i ndërmarrjeve të regjistruara në TM4 2023 krahasuar me TM4 2022.
Në TM4 2023, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023) ka rënie për (-1,08%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2022) ka rritje për 7,01% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në TM4 2023 ishin 397 ndërmarrje ose një rritje prej 5,6%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023). Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kishte rënie prej (-13,1%) të ndërmarrjeve të shuara.