Në korrik 2024, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë nxjerrëse kishte rritje 22.68 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Indeksi i qarkullimit
Në indeksin e qarkullimit të Industrisë, numrit të punësuarve dhe fondit të pagave dhe mëditjeve korrik 2024, krahasuar me korrik 2023, theksohet se indeksi i numrit të punëtorëve krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraparak kishte rritje 9.12 për qind.
Edhe indeksi i fondit të pagave dhe meditjeve krahasuar me korrikun 2023 kishte rritje 39.96 për qind.
Indeksi i numrit të punësuarve
Indeksi i pagave dhe mëditjeve