UBT News

Ashkalinjtë pretendojnë më shumë përfaqësues në kuvendet komunale

Partia e Ashkalinjve për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për certifikim emrat e kandidatëve për kuvende komunale.

Qazim Rrahmani nga partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se po garojnë në këto zgjedhje më të përgatitur se kurrë.

“Urojmë të ecim mbarë. Mendoj që për dallim nga herët e kaluara, komuniteti ashkalinj do të jetë më i përfaqësuar më kuvendet komunale për arsye se kemi një mobilizim dhe riorganizim”, deklaroi ai.

Exit mobile version