Partia e Ashkalinjve për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për certifikim emrat e kandidatëve për kuvende komunale.
Qazim Rrahmani nga partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se po garojnë në këto zgjedhje më të përgatitur se kurrë.
“Urojmë të ecim mbarë. Mendoj që për dallim nga herët e kaluara, komuniteti ashkalinj do të jetë më i përfaqësuar më kuvendet komunale për arsye se kemi një mobilizim dhe riorganizim”, deklaroi ai.