“Asgjë nuk e justifikon ndëshkimin kolektiv të Izraelit ndaj popullit të Gazës pasi ata durojnë vuajtje “të paimagjinueshme”, tha të hënën për AFP Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Guterres kritikoi luftën e Izraelit në territorin e shkatërruar palestinez, tashmë pothuajse në vitin e dytë, derisa OKB-ja po përgatitet të presë liderët botërorë duke filluar nga java e ardhshme.
“Është e paimagjinueshme, niveli i vuajtjeve në Gaza, niveli i vdekjeve dhe shkatërrimeve nuk kanë asnjë paralele në gjithçka që kam parë qëkur (u bëra) Sekretar i Përgjithshëm”, tha Guterres, i cili ka udhëhequr organizatën ndërkombëtare që nga viti 2017.
“Ne të gjithë dënojmë sulmet terroriste të kryera nga Hamasi, si dhe marrjen e pengjeve, që është një shkelje absolute e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai, “por e vërteta është se asgjë nuk e justifikon ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez dhe kjo është ajo që ne po e dëshmojmë në mënyrë dramatike në Gaza”.
Më shumë se 200 punëtorë humanitarë, kryesisht staf i OKB-së, janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar./UBTNews/