Sipas grupeve joqeveritare, rreth 100,000 njerëz janë zhdukur që nga fillimi i një goditjeje brutale të protestave antiqeveritare. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vrarë.
“Pas 12 vitesh konflikti dhe dhune në Republikën Arabe Siriane, është arritur pak përparim në zbutjen e vuajtjeve të familjeve duke dhënë përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur”, thuhet në rezolutën, e cila u miratua me 83 vota pro, 11 kundër dhe 62 abstenime.
Institucioni i Pavarur për Personat e Zhdukur në Republikën Arabe Siriane do të “sqarojë fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur” në vend dhe “do të ofrojë mbështetjen e duhur për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e të zhdukurve”.
Por Siria, së bashku me Rusinë dhe Kinën, kundërshtuan organin e ri, duke thënë se nuk ishte konsultuar për rezolutën./UBTNews/