As në raundin e tretë, Kuvendi i Kosovës, nuk arriti të zgjedhë gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë për gjyqtar të Kushtetueses ishin Dukagjin Avdyli dhe Bardh Vokshi. Asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk mori votat e mjaftueshme për gjyqtar. Me votim të fshehtë, Bokshi mori 30 vota, Avdyli 36 sosh.
Pas dështimit, kryeparlamentari kërkoi nga komisioni përkatës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses.
Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci, i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.