UBT News

Artpolis me marsh e performancë artistike kundër vrasjes së grave, bëhet thirrje për dënime maksimale

Organizata “Artpolis”, ka organizuar marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”. Aty u tha se vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund, madje u konstatua se  jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private.

Sipas organizatorëve, është momenti i fundit që institucionet dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin.

Duke folur për Liridona Ademajn, u konstatua se ky rast ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal.

Exit mobile version