Në një apartment të vogël në Shën Petersburg, artistja 76-vjeçare Elena Osipova shfaqi pankartat e saj kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në njërën nga to ajo shkroi: “Putini është luftë. Ne nuk mund të vdesim për Putinin”. Në një tjetër përshkruhet presidenti rus si djall, me brirët e Satanit.
Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Elena ishte e shokuar. Madje ajo nuk hëngri për tri ditë. E zemëruar, doli rrugëve të protestonte.
Një turmë e vogël e kishte duartrokitur: ata kishin brohoritur “Jo luftë!”. Më pas dy oficerë policie e kapën nga krahu pensionisten dhe e larguan.
Artistja Elena Osipova thotë se kurrë nuk do ta pranojë që ajo çfarë Rusia po bën në Ukrainë është e drejtë.
“Kjo që po ndodh është thjesht turp. Kaq shumë njerëz po vriten. Autoritetet po përpiqen të ngjallin ndjenja patriotike në opinion. Por e gjitha është një mashtrim. Dhe shumë janë mashtruar nga propaganda që ka vazhduar me vite dhe që ka ndryshuar njerëzit. Është e tmerrshme”, deklaroi ajo./UBTNews/