Aktori dhe këngëtari Anthony Ramos ka zbuluar një përvojë të pakëndshme me Madonnën gjatë një shfaqjeje të Hamilton në vitin 2015.
I ftuar në emisionin “Watch What Happens Live!” me Andy Cohen, Ramos tregoi se këngëtarja legjendare nuk ishte aspak e përqendruar gjatë performancës.
“S’do ta harroj kurrë! Madonna me iPad në fytyrë. I thashë me vete: nëse nuk të pëlqen, dera është aty,” u shpreh aktori.
Edhe Lin-Manuel Miranda, krijuesi i Hamilton, kishte bërë një koment të ngjashëmt në rrjetet sociale, duke përmendur se i kishte ndaluar një personazh të famshëm të futej pas skene dhe shumë spekuluan se bëhej fjalë pikërisht për Madonnën.
Zëdhënësit e saj në atë kohë mohuan zërat, duke thënë se kishte bërë donacion dhe kishte treguar interes për shfaqjen.