Artistët e tatuazheve kanë thënë se një ndalesë e re e Bashkimit Evropian për mijëra kemikate që përdoren në ngjyra, mund të dëmtojë industrinë e tyre.
Kufizimet, të cilat janë miratuar të martën, zbatohen për substanca që mund të shkaktojnë kancer apo probleme tjera shëndetësore, dhe kryesisht lidhen me ngjyrat.
Bashkimi Evropian ka përditësuar rregulloren për kemikate, e cila është miratuar fillimisht më 2020.
Ndalesa përfshin 4,000 kemikate, disa prej të cilave përdoren për tatuazhe, por zëvendësimet e tyre janë nëpër tregje.
Sipas BE-së, rregullat e reja do të zvogëlojnë numrin e reagimeve negative.
Megjithatë, ata që merren me tatuazhe janë ankuar se zëvendësimet nuk gjenden edhe aq lehtë, dhe kjo mund të ndikojë te kërkesat e konsumatorëve.
Pas dy vjetëve të pandemisë, shumë biznese janë ankuar se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime.
“Koronavirusi, disa muaj të mbylljes, na kanë goditur keq. Tani kjo i vë kapakun”, ka thënë artisti i tatuazheve në Hamburg, Sebastian Makowski.
Bashkimi Evropian vlerëson se mbi 12 për qind e evropianëve kanë tatuazhe dhe kjo shifër mund të dyfishohet në mesin e të rinjve.
Në Gjermani, besohet se një në pesë persona ka tatuazhe, derisa në Belgjikë, Qeveria beson se 500,000 tatuazhe të reja bëhen çdo vit.RFE