Artikulli i profesorit të Fakultetit Farmaci në UBT, Demush Bajraktari, me kuratorë prof. dr. Biljana Bauer dhe prof. dr. Lulzim Zeneli, me titull: “Kapaciteti antioksidant i Salix alba (Fam. Salicaceae) dhe ndikimi i akumulimit të metaleve të rënda”, është publikuar në platformën MDPI – revista Horticulturae, edicioni special: “Medicinal, Aromatic, Spice Plants: Biodiversity, Phytochemistry, Bioactivity and Their Processing Innovation”.
Në këtë artikull janë analizuar dhe krahasuar përqendrimet e metaleve/metaloideve të përzgjedhura dhe reagimin antioksidues i lëvores së Salix alba L. (shelgu i bardhë) në zonën shumë të ndotur rreth termocentraleve Kosova A dhe B. Kapaciteti antioksidant i lëvores së Salix alba u vlerësua në aspektin e fenoleve totale, flavonoideve, klorofileve dhe karotenoideve, ndërsa përmbajtja e metaleve në tokë dhe lëvoren e shelgut u analizua me ICP-OES.
Revista Horticulturae është e indeksuar në Scopus dhe Web of Science me (impact factor 2.9), me ç’rast publikon punime dhe artikuj shkencor të profesorëve ndërkombëtarë.
UBT vazhdimisht mbështet studentët dhe stafin akademik përgjatë punëve dhe hulumtimeve të tyre jashtë kurrikulare, duke bërë që promovimi të jetë vlerë dhe të rris cilësinë e arsimimit në nivelin e institucionit dhe vendit.