Një artikull për një doktor i cili ka vdekur pasi ka marrë vaksinën anti-Covid, ka qenë lajmi më i klikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tre mujorin e parë, ka thënë një raport.
Ai u përditësua pasi një raport tha se vdekja nuk kishte asnjë lidhje me vaksinën dhe e njëjta u popullarizua nga skeptikët e vaksinave.
New York Times pohoi se Facebooku fillimisht e frenoi raportin sepse “dukej keq”.
Facebooku në anën tjetër tha se vonesa ishte bërë për t’i rregulluar “çështjet kryesore”.
Linku më i klikuar ishte një artikull i publikuar nga një gazetë amerikane, e cila raportonte për një doktor i cili kishte vdekur pasi kishte marrë vaksinën.
Linku është klikuar rreth 54 milionë herë./koha