Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media të paralajmëruar për në ora 13:00. Sipas njoftimit zyrtar, konferenca ka për qëllim adresimin, siç thuhet, “paqartësive dhe dezinformatave” që kanë qarkulluar lidhur me sektorin e energjisë.
“Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatë.
Mbetet të shihet se cilat sqarime do të japë ministrja në këtë paraqitje publike.
Ky lajm do të përditësohet./UBTNews
