Vezët janë padyshim një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të përfshini në mëngjesin tuaj.
Konsumimi i tyre rit ndjesinë e ngopjes, ul marrjen e kalorive në vaktet pasuese dhe ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit dhe insulinës në gjak. Një studim ka zbuluar se personat që hanin vezë në mëngjes ndiheshin më të kënaqur dhe konsumonin më pak kalori gjatë ditës krahasuar me ata që konsumonin gjevrek.
E verdha e vezës është e pasur me luteinë dhe zeaxanthin, antioksidantë që luajnë rol në mbrojtjen e shëndetit të syve, duke reduktuar rrezikun për katarakt dhe degjenerim makular.
Vezët përbëjnë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese esenciale për funksionimin e trurit dhe shëndetin e mëlçisë.
Edhe pse kanë kolesterol, studimet tregojnë se vezët nuk rrisin në mënyrë domethënëse nivelin e kolesterolit te shumica e njerëzve.
Përkundrazi, përmirësojnë profilin e yndyrave në gjak, duke ndryshuar strukturën e kolesterolit LDL dhe duke rritur nivelin e kolesterolit “të mirë” HDL, një faktor që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Tre vezë të mëdha ofrojnë 20 gram proteina, çka i bën zgjedhje të shkëlqyer për një mëngjes të ushqyeshëm. /A.Z/UBT News/
