UBT News

Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë, megjithatë shkakton efekte të padëshirueshme.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

Keni refluks acidi

Stomaku është mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime, përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse njerëzit ndjejnë nevojën për të përdorur tualetin pasi pinë. Acidi shkakton simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje, ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë shkakton të përziera. Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirur për të ndier përziera pas kafesë.

Pini kafe me stomak bosh

Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen filxhanit të kafesë, duke qenë acide, kur pihet bosh irriton mukozën e stomakut e shkakton të përziera. Kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit. Kjo shkakton shqetësime kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

Jeni duke marrë medikamente të caktuara

Të përzierat janë efekt anësor i zakonshëm i ilaçeve të caktuara, por ato mund të ndërveprojnë me kafeinën në kafe duke shkaktuar të përziera.

Këtu përfshihen barna antibakteriale, ilaçe kundër depresionit dhe astmës, kontrolloni tiketat e tyre për të shmangur ndonjë ndërveprim të padëshirueshëm.

Si të parandaloni të përzierat nga kafeja?

Nëse përjetoni rregullisht të përziera, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni, nëse keni ndërmend të reduktoni pirjen bëjeni me ngadalë.

Kalo te kafeja me aciditet të ulët – Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, që janë të buta me stomakun.

Shtoni qumësht – Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë të tolerueshme për stomakun.

Pini kafe pas vaktit – Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe.

Hani ushqime të pasura me kalcium, ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë, kujdesuni të pini ujë në sasi të mjaftueshme. /UBT News/

Exit mobile version