UBT News

Arsyet pse duhet të fillosh të pish kefir që sot

Disa mikroorganizma mund të kenë efekte të dobishme për shëndetin kur konsumohen.

Të njohura si probiotikë, ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shëndetin mendor, kosi është ushqimi më i njohur probiotik në dietën perëndimore, në fakt kefiri është një burim shumë më i fuqishëm.

Kokrrat e kefirit përmbajnë 61 lloje elemente të dobishme, duke e bërë një nga burimet më të pasura dhe më të larmishme të probiotikëve, edhe pse përbërja mund të ndryshojë. Kefiri ka veti të fuqishme antibakteriale.

Disa probiotikë të pranishëm në kefir ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Kjo përfshin Lactobacillus kefiri, një probiotik unik i pranishëm vetëm në kefir. Studimet tregojnë se ky probiotik pengon rritjen e disa baktereve të dëmshme, si Salmonella, Helicobacter pylori dhe E. coli.

Gjithashtu, kefirani, një lloj karbohidrati që gjendet në kefir, ka veti antibakteriale, përmirëson shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.

Osteoporoza, një gjendje që dobëson kockat rrit rrezikun e frakturave, është e zakonshme tek gratë e moshuara. Konsumimi i kalciumit është një ndër mënyrat më efektive për të mbajtur kockat të forta. Kefiri me yndyrë është burim i shkëlqyer kalciumi e vitaminës K2, që ndihmon në përthithjen e kalciumit.

Studimet në kafshë tregojnë se kefiri rrit përthithjen e kalciumit dhe përmirëson densitetin e kockave, duke ulur mundësinë për fraktura.

Kefiri mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit

Një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, e ndodh kur qelizat e trupit shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Probiotikët e pranishëm në ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së tumoreve duke stimuluar sistemin imunitar.

Studimet laboratorike tregojnë se kefiri ndihmon në luftimin e kancerit, ekstrakti i kefirit uli numrin e qelizave të kancerit të gjirit me 56%, ndërsa ai i kosit vetëm me 14%. Megjithatë, duhen më shumë studime te njerëzit për të konfirmuar këto përfitime.

Kefiri ndihmon tretjen dhe zbut shqetësimet gastrointestinale

Përmban probiotikë që ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrë. Për këtë arsye, kefiri është shumë efektiv në trajtim e problemeve të ndryshme. Ato ndihmojnë në lehtësimin problemeve të tretjes, përfshirë: irritimin e zorrëve, ulçerat nga bakteret H. pylori, probleme të tjera të tretjes.

Kefiri ka pak laktozë

Produktet e zakonshme të qumështit përmbajnë laktozë, një sheqer natyral që shumë të rritur nuk mund ta tretin, gjendje e njohur si intolerancë ndaj laktozës. Gjatë fermentimit, bakteret e mira në kefir shndërrojnë laktozën në acid laktik, duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e laktozës.

Ato prodhojnë enzima ndihmëse për tretje, shumë njerëz me intolerancë ndaj laktozës e tolerojnë më mirë kefirin sesa qumështin e zakonshëm.

Ekziston edhe mundësia për të bërë kefir pa qumësht fare, duke përdorur ujë kokosi, lëng frutash ose pije të tjera vegane.

Kefiri mund të përmirësojë simptomat e alergjive dhe astmës

Reaksionet alergjike vijnë si pasojë e ndërhyrjeve inflamatore të sistemit imunitar ndaj substancave. Njerëzit me sistem imunitar të ndjeshëm janë më të prirur ndaj alergjive dhe sëmundjeve si astma. Studimet në kafshë tregojnë se kefiri mund të zbusë inflamacionin e lidhur me alergjitë dhe astmën.

Edhe pse premtues, nevojiten më shumë studime te njerëzit për të vërtetuar këto efekte.

Kefiri është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi

Nëse dyshoni për cilësinë e kefirit në dyqan, mund ta përgatisni në shtëpi. Kombinuar me fruta të freskëta, kefiri bëhet ëmbëlsirë e shëndetshme.

Si të bëni kefir në shtëpi:

Shtoni 1–2 lugë gjelle kokrra kefiri në një kavanoz të vogël.

Hidhni 500 ml qumësht, mundësisht organik.

Lini pak hapësirë në majë të kavanozit e mbylleni me kapak.

Lëreni në temperaturë ambienti 12–36 orë.

Kur të fillojë të bëhet me kokrra, është gati. Kulloni e përdorni lëngun si kefir. Kokrrat e mbetura mund t’i përdorni sërish për përgatitje të re.

Exit mobile version