UBT News

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version