UBT News

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës.

Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes.

Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

7 Arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës
Anemia

Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut.

Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza.

Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat.

Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

Dehidratimi

Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar.

Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori.

Studimet, të ciave u referohet AgroWeb.org thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet.

Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës.

Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

Tiroidja

Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës.

Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin.

Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.

Diabeti

Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2.

Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme.

Trupi ka nevojë për glukozë që të punojë.

Diabetikët nuk e pëpunojnë glukozën siç duhet, gjë që shkakton akumulim të saj në gjak.

Pa energjinë e mjaftueshme për mbarëvajtjen e punëve në organizëm, trupi has vështirësi dhe lodhet shpejt.

Përveç lodhjes, diabeti shfaqet edhe me etje të tepërt, uri, rënie në peshë, irritim, infeksione dhe mjegullim të shikimit.

Depresioni

Depresioni ka ndikim në mënyrën se si flemë, ushqehemi dhe ndihemi për veten dhe të tjerët.

Kjo sëmundje shteron energjitë, prish gjumin dhe stilin e ushqyerjes.

Njerëzit që bien në depresion kanë probleme me kujtesën, përqendrimin, ndihen të pashpresë, pa vlerë dhe kanë mendime negative.

Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, në ankth, pa humor, pa oreks, pa interes për gjëra që dikur ju kanë sjellë gëzim, të irrituar, me dhimbje koke, ndjenja faji, atëherë vizitohuni menjëherë tek një mjek.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes.

Ndërprerja e saj prish gjumin dhe si rrjedhojë zgjimi është gjithnjë i lodhshëm dhe pushimi i mangët.

Ky çrregullim sinjalizohet edhe nga gërrhitjet dhe më pas shkakton lodhje të vazhdueshme si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të gjumit.

Apnea e gjumit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të rrisë tensionin e gjakut dhe isheminë.

AgroWeb.org ju këshillon të kontaktoni mjekun tuaj në rast se vini re një lodhje të pazakontë.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6.

Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

Terapitë

Nga të dhënat e AgroWeb.org disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike./AgroWeb.org

Exit mobile version